75 Mall Live Search
13:23 / E Mërkurë, 19 Gusht 2020 / indeksADMonline

8 infermierë në Spitalin e Vushtrrisë janë të prekur me COVID

Spitali i Vushtrrisë “Sheikh Zayed”, ka njoftuar se aktualisht brenda tij po trajtohen me Covid-19, 38 pacient ndërsa prej tyre në oksgjienoterapi janë 23 persona. Të intubuar janë 3 persona ndërsa në CPAP është një person, transmeton IndeksOnline.

Tutje ky spital njofton se të konfirmuar pozitiv janë 30 persona, e të pakonfirmuar janë 8 persona.

Ndërsa asnjë mjekë nuk është i prekur me Covid, e në anën tjetër janë 8 infermierë që kanë rezultuar pozitiv në testin për virusin korona./IndeksOnline/