75 Mall Live Search
09:33 / E Martë, 08 Mars 2022 / AR

8 Marsi, Muharremaj uron nënat e dëshmorëve që rritën djem e vajza për atdheun

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj këtë 8 Mars zgjodhi të urojë të parën nënën e dëshmorit Bahri Gollopeni.

Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Muharremaj ia uroi të gjitha nënave të dëshmorëve të cilat rritën djem e vajza për atdheun.

“Këtë 8 Mars e zgjodha buqeten e parë me lule, për Nanën e dëshmorit Bahri Gollopeni.

Me këtë rast dua fillimisht t’ua uroj festën, të gjitha nënave të dëshmorëve të cilat rritën djem e vajza për atdheun.

Ato janë vet historia, dhe krenaria jonë”, shkroi ai./Indeksonline/