18:01 / E Shtunë, 06 Qershor 2020

8 mënyra natyrale për të luftuar variçet me produkte nga kuzhina juaj

Sipas studimeve, afërsisht 25% e të rriturve preken nga variçet. Këto vena të fryra, me ngjyrë vjollcë ose blu, mund të jenë rezultat i qëndrimit të zgjatur ulur, shtatzënisë, çekuilibrit hormonal, peshës së tepërt, mangësive ushqyese ose faktorëve gjenetikë.

Është e rëndësishme të adresoni madje edhe simptomat më të vogla të variçeve përpara se ato të shoqërohen me dhimbje, rëndim dhe kruajtje. Disa nga përbërësit që mund të gjenden lehtësisht në kuzhinën tuaj mund të bëhen mjete të shkëlqyera për forcimin e mureve të enëve të gjakut dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

1. Uthull molle.

Falë vetive anti-inflamatore, uthulla e mollës është një trajtim i shkëlqyeshëm për venat e fryra. Ndihmon për të ulur ënjtjen dhe përmirëson rrjedhën e gjakut.

– Zhyt një top pambuku ose një copë leckë në uthull molle të holluar me një sasi të barabartë uji.

– Vendoseni sipër venave të fryra dhe lëreni për 20 deri në 30 minuta.

– Shpëlajeni me ujë.

– Përsëriteni procedurën dy herë në ditë.

Ju gjithashtu mund të aplikoni uthull molle në lëkurën tuaj dhe të masazhoni butësisht zonën. Bëjeni këtë çdo ditë para se të shkoni në shtrat dhe përsëri në mëngjes, derisa të shihni rezultate pozitive. Thjesht shmangni presionin e lartë teksa masazhoni zonat.

2. Hudhra, lëng portokalli dhe vaj ulliri.

Hudhra përmban një përbërës të quajtur allicin, i cili ndihmon në parandalimin e inflamacionit të enëve të gjakut. Përdoret gjithashtu për të larguar toksinat e dëmshme nga trupi dhe për të përmirësuar gjendjen e përgjithshme shëndetësore. Hudhra funksionon mrekullisht kur kombinohet me lëngun e portokallit dhe vajin e ullirit.

– Shtypni 6 thelpinj hudhër dhe përziejini me lëngun e shtrydhur nga 3 portokaj.

– Shtoni 2 lugë gjelle vaj ulliri.

– Lëreni për rreth 12 orë para se ta përdorni.

– Aplikoni përzierjen në vena për rreth 15 minuta duke e masazhuar zonën me lëvizje rrethore derisa të përthithet plotësisht nga lëkura.

– Përsëriteni këtë gjatë ditës.

– Ju gjithashtu mund ta mbështillni zonën me një leckë dhe ta lini atë për 15 minuta për të zvogëluar madhësinë e venave.

– Gjithashtu rekomandohet të përfshini rregullisht hudhra në dietën tuaj.

3. Majdanoz.

Ky është një nga produktet natyrale më të dobishme për trajtimin e venave. Majdanozi është i pasur me vitaminë C që ndihmon në rivendosjen dhe forcimin e kapilarëve, duke zvogëluar kështu dhimbjen dhe sikletin e shkaktuar nga variçet.

– Grini një grusht majdanoz dhe vendoseni në një filxhan me ujë.

– Vlojini për 5 deri në 7 minuta dhe lëreni të ftohet.

– Shtoni pak vaj esencial në të.

– Zhysni një top pambuku në të dhe aplikojeni mbi zonat e prekura.

– Bëjeni dy herë në ditë derisa të mos shihni më linjat blu dhe të kuqe në këmbë.

– Mundohuni ta bëni zakon të shtoni majdanoz në vaktin tuaj për të forcuar sistemin imunitar.

4. Witch Hazel ( një shkurre me lule të verdha me erë të mirë).

Kjo mund të jetë një nga alternativat më të mira për trajtimin e çrregullimeve të ndryshme të lëkurës, përfshirë venat e fryra. Përmban vajra të paqëndrueshëm që ndihmojnë në rivendosjen e strukturës së venave.

– Merrni një copë leckë ose një top pambuku dhe zhyteni në të.

– Vendoseni në zonën e prekur për 10 deri në 15 minuta.

– Përsëriteni këtë 2 ose 3 herë në ditë për një muaj derisa të vini re rezultate pozitive.

5. Lakër.

Gjethet e lakrës janë një burim i mrekullueshëm për vitamina, fibra, magnez, kalcium dhe kalium që janë shumë të dobishëm për shëndetin tuaj. Këto përbërës shumë ushqyes gjithashtu mund të zvogëlojnë ënjtjen e venave.

– Pritini gjethet e lakrës dhe futini  në një blender/ mikser.

– Shtoni pak ujë për të bërë një paste të imët.

– Aplikoni pastën në zonat e fryra.

– Mbulojini pjesët me një leckë pambuku dhe lërini për 2 orë.

– Lajini me ujë.

– Përsëriteni procesin për një muaj.

6. Xhenxhefil.

Xhenxhefili është një tjetër përbërës i mahnitshëm për trajtimin e venave. Për shkak të natyrës së tij antioksiduese, ndihmon për të minimizuar rrezikun e shfaqjes së variçeve. Xhenxhefili gjithashtu shpërndan proteinën e gjakut të quajtur fibrin dhe përmirëson qarkullimin. Pirja e çajit të xhenxhefilit shpesh mund të kontribuojë ndjeshëm në shërimin e shpejtë të venave tuaja.

– Grini xhenxhefilin e freskët.

– Futini në një gotë me ujë të zierë.

– Lërini të ziejnë për 10 minuta.

– Kullojeni ujin dhe shtoni pak mjaltë në të.

– Pijeni çajin 2-3 herë në ditë.

7. Vaj ulliri dhe vitaminë E.

Përdorimi i kombinuar i këtyre përbërësve do të sigurojë lehtësim nga ndjenja e peshës dhe do ta bëjë lëkurën tuaj të butë dhe elastike.

– Përzieni proporcione të barabarta me vaj ulliri dhe vitaminë E

– Ngrohni përzierjen pak në nxehtësi të ulët.

– Aplikojeni atë mbi lëkurë dhe masazhojeni për disa minuta.

– Përsëriteni këtë një herë ose dy herë në ditë për rreth 2 muaj.

– Ose, mund të përzieni 2 lugë vaj ulliri me 4-5 pika vaj selvie. Përziejeni mirë dhe masazhoni këmbët me të. Do të shihni rezultate brenda një ose 2 javëve.

8. Aloe Vera, karrota dhe uthull molle.

Aloe Vera është e njohur për vetitë e pasura ushqyese dhe cilësitë anti-inflamatore. Përzierja e Aloe Vera, me karrota dhe uthull molle është ndoshta një nga ilaçet natyrale më të efektshme shtëpiake për të tkurrur venat e fryra dhe për të lehtësuar dhimbjet. Do ju duhen 3 gjethe Aloe Vera, një karotë dhe 1/2 filxhan uthull molle.

– Për të filluar, nxirrni xhelin nga gjethet e Aloe Vera.

– Kalojeni karotën përmes një blender (mikseri) dhe përziejeni me xhel Aloe Vera.

– Shtoni gjysmë gote uthull molle për të bërë një paste të butë, homogjene.

– Aplikojeni pastën mbi vena, lëreni për 30 minuta dhe lajeni pastaj.

– Këshillohet gjithashtu ta aplikoni atë përpara se të shkoni në shtrat dhe ta lini gjatë natës për të marrë efektin e dëshiruar.

Shpëlajeni atë me ujë të ftohtë të nesërmen në mëngjes.

Mos i humb