15:10 / E Enjte, 18 Shkurt 2021 / M. M

8 mënyra për të përmirësuar tretjen brenda javës

Disa persona vuajnë nga tretja e ngadaltë që do të thotë një stomak jo i qetë, bark i fryrë, ndonjëherë gurgullima dhe zhurmë zorrësh, ose edhe dhembje. Një njeri me gjithë këto shqetësime nuk mund të jetë aq i qetë sa të tjerët gjatë ditës, kështu që është koha të ndryshoni rutinë. Ja disa këshilla:

Pini më shumë ujë

Është aleati juaj më i mirë, sepse vë në lëvizje masën ushqimore në aparatin tretës dhe neutralizon efektin e ushqimeve.

Vazhdo me kosin

Bakteret në kosin e bardhë janë shumë të nevojshme për tretjen.

Ha më shumë turshi

Turshitë janë gjithashtu një burim bakteresh të mira që ndihmojnë lehtësimin e gjendjes së stomakut dhe ndihmojnë funksionimin e rregullt. Nëse nuk e pëlqeni kosin, mund ta zëvendësosh me turshi.

Pini çaj kamomili

Ai ka një efekt qetësues në stomak. Kështu që mbajini gjithmonë në shtëpi për ta pasur në ditët kur stomaku nuk është i qetë.

Konsumoni fibra

Fibrat, ndihmojnë tretjen dhe jashtëqitjen. Ato janë të pranishme te frutat, perimet dhe drithërat e plota.

Kufizoni sasinë e mishit të yndyrshëm

Zëvendësojeni me mish më të lehtë pule, apo peshk.

Përtypuni

Të përtypurit e copëton dhe e përpunon ushqimin dhe rruga e tretjes bëhet më e lehtë. Në gojë nis faza e parë e tretjes dhe nëse kjo nuk realizohet, stomaku do rëndohet.

Lexoni përmbajtjen e ushqimeve

Duhet të lexoni me kujdes etiketat, nëse keni probleme me produktet e bulmetit. Disa ushqime i përmbajnë ato, edhe pse ju nuk e dini.