07:52 / E Martë, 21 Shtator 2021 / AR

8 mesazhe për të nisur bisedën në DM pas një takimi të parë

Kur një takim i parë shkon për mrekulli, çfarë në botë do t’ju pengonte t’i shkruanit sërish për një takim të dytë? Sigurisht konfuziteti dhe pasiguritë janë komplet normale, por mos harroni që akulli është thyer dhe jeni gati për raundin numër 2. Mesazhet në DM pas takimit të parë duhet të jenë të mirëmenduara, pasi rrezikon që personi tjetër të “trembet”. Prandaj mbajeni bisedën e këndshme dhe nisni përpjekjet për takimin e dytë.

1. Sugjerojini të bëni diçka bashkë që e përmendët edhe gjatë takimit. 

Një film apo një event që ndodh së shpejti. Një bisedë që hapet kështu është komplet natyrale.

2. Komento diçka pozitive nga ai takim.

Tregoji çfarë t’u duk interesante nga ajo natë që personi përballë telefonit të marri një feedback. Mund edhe të komentoni ushqimin, vendin apo njerëzit përreth dhe sërish të dukeni interesant.

3. Bëjani të qartë që doni të takoheni sërish

Thuajani qartë dhe pa i rënë gjatë. “Duhet ta përsërisim takimin”-është fjalia më e drejtëpërdrejtë që mund të shkruani. Mos harroni emoji-n.

4. Kënaq egon e tyre

Komplimentoje pak dhe bëje duke flirtuar. 

5. Ftoje për një takim të dytë.

Pasi ai/ajo ta dijë që ti do një takim tjetër, është koha e ftesës. Mos prit shumë gjatë për ta bërë dhe as mos bëj lojëra fjalësh. Dil në temë.

6. Vazhdoni një bisedë që e diskutuat edhe kur dolët.

Nëse takimi shkoi mirë, komunikimi ka qenë interesant. Kapuni pas ndonjë shakaje apo teme që ju mbeti më shumë në mendje dhe qeshni sërish në DM. 

7. Dërgojini ndonjë link rreth një teme që ato janë të interesuara

Ti i di 2-3 gjëra për të tani, çfarë pëlqen, hobet dhe interesat e saj/tij. Dërgoji diçka interesante dhe prit. 

8. Falenderoji dhe thuaji të të njoftojnë kur të jenë të lirë

Duke vepruar kështu s’dukeni as të ngjitur as të paduruar dhe as të fiksuar. Falenderojini për shoqërinë dhe largohuni, por duke i lënë të kuptojnë që s’u mbyll me aq. Po prisni bisedën e radhës.