75 Mall Live Search
09:34 / E Enjte, 21 Nëntor 2024 / G T

8 milionë euro për Cristian Shpendin, sulmuesi shqiptar nga Serie B në Serie-n A?

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë në grupmoshat e reja U21, Cristian Shpendi mund të bëjë një lëvizje interesante gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Shpendi luan te Cesena në Serie-n B, por që ka interesime nga skuadra e Fiorentinas në Serie-n A, shkruan Indeksonline

Mediat në Itali raportojnë se nëse ky transferim ndodh, atëherë shifra do të jetë rreth 8 milionë euro. Por nuk është vetëm Fiorentina që ka shprehur interesime për sulmuesin shqiptar. Përveç “violas” për Shpendin interesim ka shprehur edhe Atalanta.

21-vjeçari në Serie-n B me Cesenan ka zhvilluar 12 ndeshje, ka shënuar tetë gola.

Kujtojmë se Shpendi është prodhim i Cesenas, kurse vlera e tij në sajtin “transfermarkt” është 4 milionë euro./Indeksonline/