8 muaj burg për policin gjerman i cili hoqi fshehurasi prezervativin gjatë seksit
Një polic gjerman është shpallur fajtor për abuzim seksual për heqjen e prezervativit gjatë marrëdhënies seksuale pa pëlqimin e partneres së tij, një akt mashtrues, në atë që besohet të jetë rasti i parë i këtij lloji që ndiqet penalisht në Gjermani.

I pandehuri, 36 vjeç, u gjet fajtor në një gjykatë vendase në Berlin më 11 dhjetor, pasi kreu veprën në banesën e tij në kryeqytetin gjerman më 18 nëntor 2017, tha zëdhënësja kryesore e Berlinit, Lisa Jani. Ajo tha se ai nuk respektoi deri në fund dëshirën e partneres për të patur masa mbrojtëse. Një akt i tillë njihet si “marifet i ulët”.
Kur ajo zbuloi të vërtetën, u largua nga apartamenti dhe telefonoi policinë për ti njoftuar se polici mund ti kishte kaluar ndonjë SST (sëmundje seksualisht e transmetueshme).
Ai nuk është dënuar për përdhunim, por për abuzim gjatë marrëdhënies. Gjykata vendosi ta dënojë me 8 muaj burg dhe gjobë 3 mijë euro. Përvec kësaj, ai duhet të paguajë 96 euro që gruaja të bëjë testin nëse ka marrë ndonjë sëmundje apo infeksion nga ai. /IndeksOnline/