21:26 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

8 persona të lënduar nga aksidenti në fshatin Vranidoll

Sot ka ndodhur një aksident i rëndë në fshatin Vranidoll ku si pasoj e aksidentit kanë mbetur tetë persona të lënduar.

Indeksonline ka kontaktuar Policinë e Kosovës lodhur me rastin.

“Sot në fshatin Vranidoll si pasoje e mospërshtatjes se shpejtësisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime trupore, ku te perfshira kane qene dy vetura. Ne mesin e te lënduarve janë dy shoferët si dhe gjashte pasagjeret e këtyre veturave. Te njëjtit kane marr trajtim mjekësor dhe sipas mjekeve behet fjale për lëndime te lehta”, ka thënë zëdhënesi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani/Indeksonline/