75 Mall Live Search
23:48 / E Mërkurë, 22 Prill 2020 / indeksADMonline

8 raste të reja vetëm në Kamenicë/2 nga Hodonoci dhe 6 nga Poliqka

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati përmes një postimi në Facebook, ka dhënë se nga 25 mostra të marra sot nga IKShPK në terren, tetë (8) prej tyre kanë rezultuar pozitiv.

“Dy raste janë nga Hodonoci dhe gjashtë nga Poliqka.

Numri i te infektuarve në total ka arritë në 34, prej tyre tre janë të shëruar plotësisht.

Kërkoj prej të gjithë juve që të vazhdoni të jeni bashkëpunues, në raport me ndjekjen e të gjitha udhëzimeve nga institucionet kompetente, sepse bashkë do e kalojmë edhe këtë sfidë.

Falënderoj IKShPK-në në krye me Dr. Naser Ramadanin dhe Qendren Rajonale të Shëndetësisë Publike në krye me Dr. Burbuqe Shkodra, për bashkëpunimin në luftën ndaj sëmundjes COVID-19″, shkruan ai./Indeksonline