75 Mall Live Search
23:33 / E Enjte, 30 Prill 2020 / indeksADMonline

8 Stadiumet e Katarit që presin ndeshjet e Kupës së Botës FIFA 2022

Përgatiti: Elmedina Ismajli

Autoritetet e Katarit po garojnë me kohën për të përfunduar ndërtimin e stadiumeve dhe infrastrukturës që do të presë ndeshjet dhe ngjarjet e Kupës së Botës në vitin 2022.

Stadiumi Lusail

Stadium Lusail është i vendosur në  qytetin Lusail, me një kapacitet prej  87000 spektatorë ,i cili do të përurohet në vitin 2021. Ky  stadium do të presë ceremonitë e hapjes dhe mbylljes së Kupës Botëror FIFA 2022, përveç stadiumit ka kopshte dhe salla të klubeve sportive mahnitëse i cili mund  të pranoj 200 mijë njerëz.

Atë e veçojnë rrugët moderne,sistemi hekurudhorë i metrosë i paraparë enkas për menaxhimin e pastër të transportit.

Stadiumi  Al-Beyt

Ndodhet në qytetin Al-hur, me një kapacitet prej 60,000 spektatorësh, dhe do të përurohet këtë vit. Pritet që në këtë stadium, të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, do të  jetë tërheqës për tifozë për shkëlqimin e peisazhit të tij, dizajni i tij është një tende gjigande – një simbol i jetës së beduinëve arabe – që mbulon të gjithë stadiumin.

Stadiumi Al-Rayyan

Stadiumi AlRayyan, në qytetin e AlRayyan, me një kapacitet prej afro 45,000 tifozë, është përcaktuar  tashmë, për të luajtur çerekfinalen e Kupës së Botës Katar 2022.

Dizajni përfshin simbolet e civilizimit të Katarit. Objektet që rrethojnë stadiumin do të pasqyrojnë gjithashtu vendin e Gjirit përmes strukturave që marrin formën e dundave të rërës.

Stadiumi Al-Thumama

Stadiumi Al-Thumama ndodhet në kryeqytetin e Katarit Doha, me një kapacitet prej afro 40,000 tifozë. Është planifikuar të mbaj ndeshjet e çerekfinalessë Kupës së Botës Katari 2022. Ai gjithashtu simbolizon dinjitetin dhe pavarësinë e Katarit, dhe përveç kësaj tregon për të kaluarën, dhe ofron një pamje interesante të së nesërmes së shtetit të Katarit. Do të inagurohet në fillim të vitin 2022.

Stadiumi Al-Wakra

Stadiumi Al-Wakra ndodhet në  qytetin Al-Wakra, me një kapacitet prej 45,000 spektatorëve, u hap më 16 maj 2019 (të njëjtën ditë  priti finalen e Prince Cup).

Stadiumi është planifikuar të presë ndeshjet e çerekfinales së Kupës së Katarit 2022. Tifozët e futbollit do të gjejnë shumë gjëra që ata mund të duan, përpara dhe pas ndeshjeve që do të luhen në Stadiumin AlWakra.

Vendi gjithashtu ka  restorante të shkëlqyera dhe vende të dedikuara për çiklizm dhe vrapim, palestra dhe shumë gjëra të tjera.

Stadiumi Ndërkombëtar Khalifa

Stadiumi Ndërkombëtar Khalifa ndodhet në qytetin Doha, me një kapacitet prej 50,000 spektatorë ( ka plane për të rritur kapacitetin e stadiumit në 68,000 spektatorë).

Stadiumi është ndërtuar në maj të vitit 2017. Stadiumi Ndërkombëtar Khalifa falë vendndodhjes së tij të dalluar gjeografike, dhe sistemeve moderne të transportit,do ta bëjë stadiumin më të mirë sportiv për lojra ndërkombëtar.

Stadiumi  Fondacioni  Katar

Stadiumi  Fondacioni Katar quhet edhe Stadiumi i Qytetit të Arsimit, një stadium mbresëlënës me një kapacitet prej 40,000 ulëse, ai ishte ndërtuar për të pasqyruar diamante në shkretëtirë, dhe për shkak se ndodhet brenda zonave  të edukimit  dhe selisë së Fondacioni Katar për Edukim, është i pikturuar me peizazhe të bukura mu në mes të një numri universitetesh  ndërkombëtare, dhe instituteve kërkimore.

Stadiumi Res Abu Abboud

Stadiumi Res Abu Abboud është i vendosur në kryeqytetin e Katarit. Ka një kapacitet prej 40,000 dhe i vendosur strategjikisht në brigjet e Gjirit, do të jetë stadiumi i pare në botë i cili çmontohet në tersi sepse karakterizohet nga një dizajn unik, në të cilin përdoren kontejnerët e transportit për të krijuar një stadium të jashtëzakonshëm, dhe ka një pamje strategjike në fillim të rrugës Kornishë.

Puna në stadium filloi zyrtarisht në vitin 2017 kurse përfundimi pritet në fund të vitit 2020. Kjo do të jetë kupa e parë botërore që do të mbahet  në botën arabe dhe e para gjatë sezonit dimëror pa borë.

Të gjitha stadiumet, ambientet e trajnimit dhe zonat e përcaktuara për tifozët do të pajisen me teknologji më të re të ftohjes për të ruajtur temperaturat në stadione në një temperaturë të përshtatshme për tifozët.  Puna po vazhdon për të përfunduar edhe 21 fusha stërvitore që po ndërton Shteti i Katarit.Vlera totale e buxhetit për stadiumet dhe për 21 fushat stërvitoreështë 6.5 miliardë dollarë. Kjo ngjarje madhështore do të filloj më 21 nëntor, dhe do të përfundoj më 18 dhjetor 2022.