75 Mall Live Search
08:50 / E Diele, 10 Maj 2020 / indeksADMonline

8 transferimet që mund të dështojnë për shkak të Covid-19

Kjo verë, pritet të jetë ndryshe, me skuadrat që vëmendjen kanë vetëm të përfundimi i sezonit në fushë, pas shumë humbjeve që ka sjellë koronavirusi.

Kjo mund të bëjë që shumë lojtarë të cilët kanë shpresuar të ndryshojnë ambient, të vazhdojnë qëndrimin në klubet e tyre, të paktën edhe për një sezon tjetër.

Në mesin e tyre është edhe Neymar, që do të ishte e vështirë për Barcelonën të paguante 222 milionë euro për shërbimet e tij, aq sa kërkon PSG.

Tetë lojtarë që mund të vazhdojnë të mbesin në skuadrat e tyre, pavarësisht se është pritur të ndryshojnë skuadër:

LISTA:

Neymar (PSG)

Saul Niguez (Atletico Madrid)

Harry Kane (Tottenham)

Kepa Arrizabalaga (Chelsea)

Kai Havertz (Bayer Leverkusen)

Thomas Lemar (Atletico Madrid)

Ousmane Dembele (Barcelona)

Ivan Rakitic (Barcelona)