8 vjet nga vdekja e ish-kampionit të botës, Besim Kabashi
Sot bëhen tetë vjet pa sportistin e suksesshëm shqiptar, Besim Kabashi.
Sukseset e Kabashit në sportit e kikboksit ishin të shumta, kurse falë tij flamuri kuqezi i shqiptarëve është ngritur në majat e ringjeve botërore.
Kabashi e kishte filluar karrierën në kik-box si 17- vjeçar, për të pasur një karrierë të suksesshme, duke qenë më pas kampion i Evropës dhe botës.
Rezultatet si profesionist :
1997 – Kampion i Gjermanisë në versionin WKA në 79 kg
1998 – Kampion i Gjermanisë në versionin WKA në 83 kg
2001 – Kampion i Gjermanisë në versionin WIKA në 81 kg
2007 – Kampion i Evropës në versionin WKA në + 95 kg
2008 – Kampion i Evropës në versionin WKA në + 95 kg
2008 – Kampion Botërorë në versionin WKA në – 95 kg
2009 – Kampion Botërorë në versionin WKA në – 95 kg
2010 – Kampion Botëror në versionin WKA në +95 kg
Në kujtim të veprës së tij, familja Kabashi njofton se nga ora 12:00 do të ketë homazhe te varri i tij në Gurrakoc të Istogut.
“Të nderuar familjarë, miq e dashamirë dhe adhurues të sportit ju njoftojmë që me datën 4 dhjetorë ditë e mërkurë do të mbahen homazhe te varri i kampionit të shumëfishtë botëror të kikboksit, Besim Kabashi në varrezat e fshatit Gurrakoc komuna e Istogut. Ta nderojmë jetën dhe veprën e kampionit tonë që ngriti flamurin shqiptar në ringjet botërore dhe duke na bërë gjithnjë krenarë me luftërat dhe paraqitjet e tij. Ta nderojmë në 8 vjetorin e amshimit të tij në botën tjetër” thuhet në njoftimin e familjes.