22:33 / E Martë, 19 Shkurt 2019 / indeksADMonline

8 vjeçari kosovar që mahniti Suedinë, këngë për fëmijët që kërkojnë lëmoshë

Talenti 8 vjeçar kosovar, Elvin Xhinovci, i cili jeton në Suedi, vend ku edhe ka bërë famë falë talentit të tij në muzikë, ka lansuar projekt muzikor.

Djaloshi që mahniti jurinë në talent show-n T*Lang, kësaj radhe vjen në gjuhën shqipe.

Elvini u ka kushtuar këngë fëmijëve që kërkojnë lëmoshë në rrugë. Një tekst mjaftë i ndjeshëm ashtu si edhe performanca e tij, përcjellë Indeksonline.

Kujtojmë që Elvini numëron mbi 100.000 klikime në kanalin Youtube, me perfomancën e tij “Karma is a bitch”, me të cilën ua rrëmbeu zemrat suedezëve./Indeksonline/