21:08 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

8-vjeçarja vret veten, shkak bëhet një lajm në Facebook

Një 8- vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u varur e shkak për këtë është bërë një video në Facebook. Vogëlushja nga New Yersey ka qenë në dhomën e saj ndërsa në telefon ka lexuar një lajm për një tjetër të mitur e cila kishte varur veten një muaj më parë. Duket se kjo është bërë shkak për veprimin e saj fatal, siç raporton Daily Mail. Veprimi i Imani McCray i ka lënë familjarët të tronditur dhe pa shpjegime për këtë rast.

Pasi e kanë gjetur pa ndjenja, prindërit janë munduar t’i japin ndihmën e parë deri sa ambulanca të mbërrinte, por sërish nuk ka reaguar. E mitura ka mbërritur në spital por vetëm pak kohë më vonë nuk ia ka dalë të mbijetojë.