08:55 / E Premte, 03 Maj 2024 / G T

8 vjet në UEFA, ky është mesazhi i presidentit Agim Ademi: Kemi treguar vlera në arenën ndërkombëtare

Sot janë bërë 8 vjet qysh nga pranimi i Kosovës në shtëpinë e futbollit të Europës, UEFA.

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka shkruar një mesazh në lidhje me përvjetorin e 8-të, shkruan Indeksonline

“Kalimi i kësaj sfide nuk ishte i lehtë, mirëpo mes emocioneve përplot tension e ankth gjatë punimeve të këtij kongresi, në fund fitoi e drejta – fitoi Kosova”

“Që nga ajo ditë, zhvillimi e sukseset kanë shënuar rritje të vazhdueshme. Klubet tona kanë demonstruar vlerat e tyre në arenën ndërkombëtare, duke na bërë krenarë me përfaqësimin dinjitoz. Niveli i ligës është rritur dukshëm dhe jemi ndër kampionatet më të vlerësuara në rajonin tonë”, shkruhet në mesazhin e Agim Ademit

Mesazhi i plotë: