75 Mall Live Search
08:52 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

8 vjet nga vdekja e heroit Enver Zymberi, Policia organizon ceremoni përkujtimore

Sot bëhen tetë vjet nga vdekja e heroit të Kosovës, policit Enver Zymberi.

Për nder të kësaj dite, Policia do të organizojë ceremoni përkujtimore.

Fillimisht do të vendosen kurora me lule tek lapidari i heroit, pastaj homazhe tek varrezat në Vushtrri, ndërsa, do të vizitojnë edhe familjen e Zymberit, transmeton Indeksonline.

Zymberi ishte polic i Njësisë Speciale të Forcave Policore të Kosovës që nga viti 2002. Ai u vra me 26 korrik 2011 në veri gjatë një aksioni, afër pikës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Enver Zymberi është shpallur hero i Kosovës me urdhër të ish-presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga./Indeksonline/