75 Mall Live Search
10:27 / E Hënë, 17 Gusht 2020 / indeksADMonline

80 mijë studentëve të huaj në kurse online u mohohen vizat për në Gjermani

Është bërë e ditur nga autoritetet gjermane se studentët e huaj në Gjermani këtë semestër, kurset e të cilëve janë vetëm në internet nuk do të marrin viza për shkak të pandemisë, konfirmoi qeveria.

Por nuk ka asnjë shkak për t’u alarmuar për shumicën e studentëve, shkruan DW.

Sipas statistikave thuhet se mbi 80.000 studentë të huaj u larguan nga Gjermania deri në prill, kur u mbyllën sallat e leksioneve dhe bibliotekat për shkak të bllokimit prej virusit Corona.  Kur kufizimet e udhëtimit dhe rregullat e brendshme u lehtësuan gradualisht, shumë shpresuan se pas verës gjërat do të ktheheshin në normalitet. Por një njoftim i qeverisë gjermane ka hedhur dyshime mbi statusin e vizave të studentëve.

Po ashtu, studentëve nga jashtë Bashkimit Evropian tani u kërkohet të marrin një “çertifikatë të pranisë” nga universiteti i tyre gjerman për të qenë në gjendje të aplikojnë për vizë. Por pandemia do të thotë se disa kurse po i kalojnë studimet e tyre tërësisht në internet.

“Studentët e huaj që mund të dëshmojnë se studimet e tyre nuk mund të kryhen plotësisht nga jashtë, për shembull, për shkak të frekuentimit të detyrueshëm, mund të hyjnë në Gjermani për të filluar studimet e tyre,” thuhet në një deklaratë të Ministres së Arsimit Anja Karliczek. “Por hyrja e atyre që studiojnë përmes internetit ose me korrespondencë nuk do të lejohet.” Njoftimi vjen rreth dy muaj para fillimit të të ashtuquajturve semestra dimri në Gjermani.