“80 milionëshi” i Arsenalit, ishte më i dobëti në fushë
Mesfushori Pepe nuk po arrinë në asnjë mënyrë të përshtatet me skuadrën e re Arsenal.
Pas transferimit nga Lille për 80 milionë euro, reprezentuesi i Bregut të Fildisht ka dështuar të lë gjurmë te ekipi londinez.
Në derbin kundër Manchester United, ai u vlerësua me notën më të ultë te Arsenali.
Trajneri Unai Emery në pjesën e dytë e largoi nga loja.
Duhet theksuar që Pepe e humbi topin plot 17 herë, ma shumë se të gjithë futbollistët tjerë. /Indeksonline/