10:38 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

80 milionët e Bayernit, që kurrë s’u arsyetuan

Lucas Hernandezi po kalon kohë të vështira te Bayern Muncheni. Në fakt, mbrojtësi francez, që nga dita e parë te skuadra gjermane nuk ka gjetur rehati.

Ish-ylli i Atletico Madridit është përballur me lëndime dhe normalisht edhe me rënie të formës. Hernandezi ka regjistruar vetëm 17 paraqitje me Bayernin, që janë pak për një futbollist që i ka kushtuar plot 80 milionë euro.

Që nga marsi i vitit të kaluar, Hernandezi ka pësuar tri lëndime te Bayerni që kanë ndikuar në formën e tij.

Madje, njëri nga lëndimet ishte ligamenti i gjurit të djathtë që e la jashtë fushave për 184 ditë jashtë fushave.

Së fundi, Hernandezi ka pasur probleme muskulare, gjë e cila ka bërë që mbrojtësi të humbas pozitën e titullarit te bavarezët./Indeksonline/