23:56 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Plaku i humbur në Banjë të Kllokotit, gjendet në Gjilan

Hazir K. nga Prishtina, i humbur të enjten në mëngjes në Banjë të Kllokotit, është gjetur në Gjilan.

Lajmin për gjetjen e të moshuarit e ka konfirmuar për Express vajza e tij.

Sipas saj, plaku është gjetur në Spitalin e Emergjencës në Gjilan, megjithatë thotë se gjendja shëndetësore e tij është e mirë.