80 vjeçari nga Prishtina që kujdeset për pastërtinë e ambientit në lagjen Ulpiana
Prishtina vazhdon të jetë një nga qytetet më të ndotura në vendin tonë.
Jo rrallë herë shohim mbeturina në rrugë, kontejnerë të tejmbushur, duke ia prishur jo vetëm imazhin kryeqytetit, por edhe duke rrezikuar vet shëndetin e qytetarit, shkruan Indeksonline.
Megjithatë, ka edhe qytetarë të cilët kujdesen për mirëmbajtjen dhe pastërtinë e ambientit.
Edhe ky pensionist 80 vjeçar nga Prishtina, pavarësisht moshës së shtyrë, çdo ditë largon mbeturinat në Lagjen Ulipiana.
Këto imazhe të postuara nga Vrojtuesit e Lagjes, ka ndarë këto imazhe të 80 vjeçarit, derisa iniciativat e tilla duhet të merren nga të gjithë banorët./Indeksonline/


