10:32 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

80-vjeçari që nuk ka bërë dush për 60 vite, ushqehet me mish të kalbur dhe e urren pastërtinë

Amou Haji nga Irani nuk është pastruar për 60 vjet, sepse ai beson se të qenit i pastër do ta bëjë atë të sëmurë, dhe ushqimi i tij i preferuar është derri i kalbur.

Edhe pse nuk ka bërë një stil jetese të shëndetshme, ai tani është 80-vjeç dhe nuk vuan nga asnjë sëmundje. Z. Haji është shprehur ai zgjodhi këtë mënyrë të jetës pasi kaloi disa pengesa emocionale në rininë e tij dhe që prej asaj kohe mbase në mënyrë befasuese ai është bërë pak i izoluar.

Shtëpia e tij është në fshatin Dejgah në provincën jugore të Farsit në Iran. Natën ai ose fle në një vrimë në tokë, që dukej si një varr, ose në një kasolle të ndërtuara me tulla, e cila ka shqetësuar vendasit.

Atij i pëlqen papastërtia dhe nuk i pastron kurrë ushqimet që ha. Ai preferon mish të kalbur nga kafshët e ngordhura.

Kur 80-vjeçari do të shikojë veten, përdor një pasqyrë makinash. Kur ka nevojë për të shkurtuar flokët, ai i djeg me zjarr.  Ai gjithashtu konsumon 5 cigare në ditë, por i pi të gjitha përnjëherësh.