80 vjet ikonë – me Vespa krijohen kujtimet më të mira
Ventoro Motors dhe Auto Mita festuan sot një përvjetor të veçantë të Vespa-s.
8 dekada – 80 vjet, motorët unikë italianë nuk janë vetëm një automjet, por brend që të përfaqëson.
Në mesin e shumë “vespistëve” motorët më të përzgjedhur të Vespas u ekspozuan në një mbrëmje të ngrohtë dhe pozitive në kryeqytet, shkruan IndeksOnline.
I pranishëm ishte edhe ambasadori italian në Kosovë, Maurizio Antonini, që ndjeu frymën rinore, autentike dhe të jashtëzakonshme që përçojnë adhuruesit e Vespas.
Përpara të pranishmëve, duke përmendur se ka pasur 4-5 Vespa deri më tani, Antonini ia bëri me dije Auto Mitës së qysh nesër do të shkojë në dyqanin madhështor të tyre, për të marrë edhe një Vespa.
Modelet më unike të Vespas i gjeni me super çmime dhe oferta, vetëm në Ventoro Motors x Auto Mita.

