08:18 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / indeksADMonline

800 gjoba brenda 24-orëve, ndaj atyre që s’respektuan masat antiCovid

Vazhdon lufta e pakompromis ndaj pandemisë COVID-19, që ende është i pranishëm në shumicën e vendeve të botës.

Ani pse numri i rasteve pozitive është ulur ndjeshëm ditëve të fundit, masat e vëna nga Qeveria, gjegjësisht nga Ministria e Shëndetësisë, po vazhdojnë të aplikohen, e në të kundërtën ka edhe gjoba, transmeton Indeksonline.

Jo pak dënime po shqipton Policia e Kosovës dhe inspektoriatet komunale, për ata që thyejnë të njëjtat rregulla të cilat tashmë janë edhe të vëna me Ligjin antiCovid.

Në 24 orët e fundit, sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, janë shqiptuar gjithsej 800 tiketa, shumica nga to po jepen për shkak të mosmbajtjes së maskave, një nga masat esenciale për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së virusit./Indeksonline