75 Mall Live Search
12:26 / E Premte, 16 Maj 2025 / S Z

800 gazetarë të akredituar ndjekin aktivitetin e Samitit të Komunitetit Politik Europian, në Tiranë

Plot 800 gazetarë të akredituar janë angazhuar për Samitin e Komunitetit Politik që po mbahet në Tiranë.

Përveç gazetarëve vendës, janë dhe ata nga shtetet e tjera, ku liderët e tyre janë në të ftuar në samit, raporton Top Channel.

Samiti i gjashtë i Komunitetit Politik Europian po mbahet sot në Tiranë, ku do të marrin pjesë 47 liderë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Europa, përfshirë vende të Bashkimit Europian, Ballkanin Perëndimor, si dhe shtete të tjera të kontinentit.

Kjo është hera e parë që një ngjarje e tillë zhvillohet në Ballkanin Perëndimor, duke shënuar një moment historik për Shqipërinë dhe rajonin.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë për çështje të sigurisë, konkurrencës ekonomike dhe fuqizimin e rinisë./Tch/