14:12 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

800 mijë klientë në familjen e madhe të IPKO-s

Duke qenë se ofron shërbimet më të mira në vend, me internetin më të shpejtë në mobil, në gusht IPKO-ja ka arritur numrin e 800 mijë klientëve aktivë vetëm në segmentin e telefonisë mobile.

Në fillim të këtij viti, IPKO-ja ka vazhduar ta modernizojë rrjetin e saj në të gjitha rajonet. Përreth 60 lokacione dhe fshatra ekzistuese, janë modernizuar me teknologjinë 4G. Ndërsa është operatori i parë në vend që ka zbatuar tërësisht kodin shtetëror të Kosovës 383.   

IPKO Telecommunications L.L.C është operatori më i qëndrueshëm në Kosovë dhe është e njohur për ofrimin e përmbajtjes më të pasur televizive, cilësinë më të mirë të shërbimeve dhe kujdesin ndaj konsumatorëve.