14:51 / E Hënë, 28 Shtator 2020

8,000 fëmijë dhe 350 mësues vetë-izolohen, në Liverpool

Rreth 8,000 nxënës dhe 350 mësues janë duke u vetë-izoluar në Liverpool, ka thënë kryetari i Bashkisë së qytetit.

Në një postim në Twitter, Joe Anderson tha: “Infeksionet e reja të COVID-19 në javën e fundit në Liverpool kanë shkuar në 1254”, shkruan Metro, transmeton Indeksonline.

‘Tani kemi 8,000 nxënës dhe mbi 350 mësues e staf që janë vetizoluar në shtëpi. Ju lutemi qëndroni të sigurt dhe kujdesuni”.