75 Mall Live Search
17:33 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

802 aderime të reja për AAK-në në Klinë

Në shënimin e 19 vjetorit të themelimit të Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Klinë, kësaj partie i janë bashkuar edhe 802 anëtar të rinj.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj në faqen e tij zyrtare Facebook, teksa ka ndarë edhe disa imazhe nga manifestimi në fjalë ku mori pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, përcjellë Indeksonline.

“Në shënim të vjetorit të 19-të të themelimit Degës së AAK-së në Klinë, 802 anëtarë të rinj, duke besuar në programin dhe vizionin tonë dhe të Kryeministrit Haradinaj, iu bashkuan Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Klinë”, ka shkruar ai.

Ndryshe, kryetari Elezaj po gëzon mandatin e tij të parë si udhëeheqës i Komunës së Klinës dhe është nga radhët e AAK-së./Indeksonline/