Flamurtari emëron trajnerin e ri
Pas barazimit me Drenicën (0:0), në ndeshjen që u zhvillua sot në Prishtinë, Artim Shaqiri ka dhënë dorëheqje nga detyra e trajnerit të Flamurtarit.
Mirëpo, kuqezinjtë nuk kanë humbur aspak kohë dhe menjëherë janë përcaktuar për pasardhësin e tij.
Gazeta Olle ka kontaktuar drejtorin sportiv të emëruar së fundi te Flamurtari, Arbnor Morina i cili ka konfirmuar trajnerin e ri në skuadrën “kuqezi”.
“Artimi para takimit të sotëm na ka informuar se për shkaqe personale, pa marrë parasysh rezultatin do të largohet. Këtë vendim na e komunikoi njerëzve në udhëheqësi të klubit dhe presidenti i klubit e aprovoi”, ka thënë Morina.
Tutje Morina tha se trajner i ri i skuadrës do të jetë Sunaj Keçi.

“Trajner tashmë i ri te Flamurtarit do të jetë Sunaj Keçi, i cili ka punuar një kohë të gjatë me ekipin”, përfundoi Morina.
Flamurtari ka vetëm 9 pikë pas dhjetë xhirosh në Superligë dhe rrezikon rënien nga liga.