75 Mall Live Search
11:51 / E Mërkurë, 30 Korrik 2025 / H F

809 qytetarë të punësuar në veri përmes masës qeveritare për punësim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se 809 qytetarë janë punësuar deri tani në komunat Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, përmes masës për mbështetjen e punësimit.

Aktualisht janë të hapura mbi 1,000 vende të lira pune falë interesimit të bizneseve, ndërsa qytetarët që jetojnë në këto komuna ftohen të regjistrohen në zyrat e punësimit.

Masa mbështet punësimin duke subvencionuar deri në 70% të pagës bruto për 6 muaj.