09:20 / E Martë, 18 Janar 2022 / GF

81 pacientë me Covid-19 në trajtim mjekësor, në klinikat dhe spitalet e përgjithshme

Bazuar në raportet e datës 18 janar 2021 nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 81 pacientë nga Covid-19. 51 prej tyre  të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 30 të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 42 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive 1 pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 19 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 5 pacientë

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

Spitali i Pejës, 6 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitalit Mitrovicës, 4 pacientë

Spitali i Ferizajt, 4 pacientë