75 Mall Live Search
10:19 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

814 pacientë morën trajtim emergjent gjatë vikendit, në Spitalin e Pejës

814 pacientë kanë marrë trajtim emergjent gjatë vikendit që kaloi, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. 64 nga ta janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.

16 lindje kanë qenë gjatë këtij vikendi, 12 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë ardhur në jetë 16 foshnja dhe sa i përket gjinisë 9 foshnja janë të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 452 pacientë që në total janë bërë 4.841 analiza.
12 operacione janë kryer gjatë vikendit të shkuar./Indeksonline