75 Mall Live Search
13:41 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

82% e elektoratit të PDK-së e votuan Kadri Veselin

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

Me këtë rast u bë e ditur se Partia Demokratike e Kosovës  mori 178.645 vota apo 21.16%.

Lideri i partisë, njëherësh prijësi i listës , Kadri Veseli arriti të mbledhë 146.763 vota nga qytetarët e Kosovës.

Por pavarësisht se shpesh herë Veseli u komentua si figurë e PDK-së që humbi vota, në fakt elektorati i PDK-së e votoi me 82% atë.

Veseli nuk mori vetëm 18% të përkrahjes nga elektorati i PDK-së.

“Popullariteti i liderëve/bartësve të listave në mesin e votuesve të subjekteve të tyre politike:3. Kadri Veseli është votuar nga 82% e votuesve të PDK-së”./Indeksonline/