75 Mall Live Search
18:00 / E Diele, 29 Dhjetor 2024 / AR

82-vjeçar por babai i JLo habit me përgjigjen kur pyetet për martesën e saj

Babai i Jennifer Lopez, 82-vjeçari David Lopez, iu shmang pyetjeve rreth divorcin të vajzës së tij nga Ben Affleck. Gazetarët e pyetën për mendimin e tij mbi ndarjen e çiftit të famshëm, por ai mërmëriti nën zë dhe tha: “Nuk ia kam idenë” kur u pyet se si mbahet një martesë e lumtur.

David Lopez, i cili ishte i martuar me Guadalupe-n, nënën e Jennifer, nga vitet 1960 deri në vitet 1990, duket se nuk preferon të flasë për marrëdhëniet personale të vajzës së tij.

Jennifer, e cila ka pasur katër martesa deri tani, përfshirë atë me Ben Affleck, është e njohur për lidhjet e saj të shumta dhe historitë e dashurisë, përfshirë një romancë të dështuar me Alex Rodriguez. Sidoqoftë, ajo ka deklaruar shpesh se babai i saj ka qenë gjithmonë një mbështetje e madhe për të gjatë jetës së saj.