75 Mall Live Search
20:07 / E Diele, 22 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

82-vjeçari kapet 2 herë, duke ngarë makinën në drejtim të kundërt

Një shofer 82- vjeçar në orët e hershme të të dielës është ndaluar në  autostradë afër qytetit St.Margrethen (Kantoni St.Gallen) nga policia derisa po e ngiste makinën, shkruan srf.ch. Arsye për ndalimin e tij ishte: plaku po voziste në kahun e kundërt me drejtimin e autostradës gjë që përbënte rrezik të madh për të dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion.

Policia kishte bërë ndalesën pasi që kishte marrë një numër njoftimesh nga shoferët tjerë për sjelljen e rrezikshme të ngasësit të përmendur, transmeton albinfo.ch. Por, plaku i kishte ikur patrullës së parë policore. Vetëm vendosja e bllokimit rrugor nga policia, ka arritur ta stopojë plakun.

Ndërkohë, siç ka konstatuar policia më vonë, po ky 82 vjeçar kishte bërë shkelje të njëjtë edhe një ditë më parë. Ai kishte vozitur makinën në autostradën A3 drejtimin e kundërt me atë të rregulltin.

Për fat të mirë në asnjërin nga rastet nuk ka ndodhur ndonjë aksident, përcjell albinfo.ch. Ndërsa plakut “aventurier” i është marrë patenta e shoferit në vend të ngjarjes, d.m.th  pas kapjes në shkeljen e dytë të rregullave të komunikacionit.