82 vjeçarja gjen çantën që e kishte humbur në shkollën e mesme
Një 82 vjeçare u habit kur gjeti çantën e saj që kishte humbur 65 vite më parë.
Gjatë janarit në shkollën e mesme Jeffersonville në Indiana, një ekipë ishin duke punuar në procesin e shkollën, kur e gjetën çantën.
Brenda, ata panj një ID të Martha Ina Ingham. Kështu që ata u munduan përmes mediave sociale të gjejnë atë me shpresë për t’ia rikthyer asaj çantën.
“Është gjetur kuleta e Martha Ina Ingham e humbur në vitin 1954 që u gjet gjatë prishjes së shkollës. Ne do të dëshironim t’ia kthenim atë familjes së saj”, kishin shkruar ata.
Një i afërm e pa këtë paralajmërim dhe lajmëroi Ingham.
Ajo u gëzua shumë për këtë cantë dhe brenda saj gjeti disa gjëra që kishin mbetur që nga atëherë. Një buzëkuq, një fjongo, camcakëza.
E po ashtu gjeti një letër që kishte marrë nga një djalë i shkollës.
“ E dashura Marty, unë kam dëgjuar se Pavli të ka ftuar ta shoqërosh për mbrëmjen e maturës. Nëse nuk do shkosh me të, do të doja të shkonim së bashku”./Indeksonline/