824 qytetarë me sëmundje malinje dhe të tjera përfituan mjete nga Komuna e Prishtinës

Drejtoria e Shëndetësisë e Prishtinës gjatë vitit 2020 ka mbështetur gjithsej 824 qytetarë nga Komuna e Prishtinës me sëmundje malinje dhe të ngjashme.
Kështu tha kryetari i komunës, Shpend Ahmeti, shkruan IndeksOnline.
Në bazë të të dhënave 300 persona kanë përfituar nga 300 euro.
162 të tjerë nga 200 euro dhe 104 persona nga 150 euro.
Ndërsa, 88 personat e tjerë të sëmurë përfituan nga 100 euro.
Dhe 64 persona morën nga 80 euro nga Drejtoria e Shëndetësisë në Prishtinë./IndeksOnline/