75 Mall Live Search
08:25 / E Hënë, 02 Shtator 2019 / indeksADMonline

828 qytetarë kërkuan ndihmë mjekësore gjatë vikendit, në Pejë

828 pacientë janë trajtuar si raste emergjente gjatë vikendit që sapo kaluam në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 57 nga këta pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm. 

Gjatë vikendit kanë qenë 14 lindje, 10 normale dhe 4 me prerje cezariane.

Kanë ardhur në jetë 14 foshnje dhe sa i përket gjinisë 7 foshnje janë të gjinisë mashkullore dhe 7 të gjinisë femërore.

Analiza kanë kryer 383 pacientë që në total kanë bërë 4771 analiza.
12 operacione janë kryer gjatë këtij vikendi./Indeksonline/