14:00 / E Hënë, 05 Dhjetor 2022 / AR

Netflix konfirmon datat e publikimit të dokumentarit bombë të Princit Harry dhe Meghan Markle

Netflix ka konfirmuar se dokumentari bombë i Princ Harry dhe Meghan Markle do të publikohet në dy pjesë së shpejti.

Aty do të tregohet ana e tyre e historisë.

Duke publikuar një trailer të ri, u konfirmua se dokumentari i dyshes do të publikohet me 8 dhjetor, ndërsa pjesa e dytë do të lansohet një javë më vonë, më 15 dhjetor.

Kujtojmë që në shtator të 2020 ata u larguan nga familja mbretërore./Indeksonline/