75 Mall Live Search
13:26 / E Premte, 05 Dhjetor 2025 / SH

83 miliardë dollarë, Netflix blen Warner Bros. Discovery

Shërbimi amerikan i transmetimit Netflix po blen konglomeratin e filmave dhe mediave Warner Bros. Discovery. Sipas një deklarate, do të paguajë 83 miliardë dollarë për kompaninë. Netflix është midis një grupi kompanish që paraqitën oferta për të blerë Warner Bros.

Warner Bros. Discover përfshin jo vetëm studiot e famshme të filmave, por edhe shërbimin e transmetimit HBO dhe kanalin e lajmeve CNN.

Kompania fillimisht kishte planifikuar të ndahej në dy entitete: një për transmetimin dhe prodhimin e filmave dhe televizionit dhe një tjetër për televizionin tradicional. Megjithatë, kur mbërritën disa oferta për blerje në tetor, këto plane u anuluan.

Figura kryesore të Hollivudit kanë shprehur shqetësimet e tyre, duke pasur frikë se Netflix do të kufizojë rëndë shfaqjen në kinema të prodhimeve të ardhshme./Indeksonline/