75 Mall Live Search
08:52 / E Premte, 13 Nëntor 2020 / OSH

83 pacientë me Covid në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje të rëndë

Aktualisht në Spitalin e Pejës po trajtohen 83 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve siç njoftohet nga ky spital  79 janë me oksigjeno-terapi, ndërsa nga ta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Ndërsa 2 pacientë janë shëruar nga Covidi-19 gjatë 24-orëve të fundit.

Po ashtu 6 operacione janë kryer gjatë 24-orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës.
Numri i lindjeve ka qenë 5, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.

201 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga ta 29 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.
241 pacientë kanë kryer analiza, që në total janë bërë 3.336 sosh.
57 shërbime radiologjike janë kryer gjatë ditës së djeshme dhe: 27 në rëntgen, 19 EHO dhe 11 CT.