75 Mall Live Search
14:50 / E Diele, 04 Korrik 2021 / AR

85 pacientë me COVID-19 po trajtohen në SHSKUK

85 pacientë janë duke u trajtuar në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme.

33 janë të konfirmuar pozitivë, 2 janë në gjendje të rëndë dhe 55 janë me oksigjeno- terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 63 pacientë: 14 të konfirmuar me COVID-19, 43 me oksigjeno-terapi, 2 në gjendje të rëndë.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave: Klinika Infektive, 14 pacientë, 2 në gjendje të rëndë + 18 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë Klinika e Pulmologjisë, 31 pacientë.

Kurse, në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë, 19 të konfirmuar pozitivë, 12 me oksigjeno-terapi.

“Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 1 pacient, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 2 pacientë, Spitali i Gjilanit, 16 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 1 pacient”, njofton ShSKUK.