85-vjeçari ballafaqohet në Gjykatë me kriminelin serb që dyshohet se i vrau tre djemtë e tij gjatë luftës

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën është sjellë i akuzuari për krime Lufte në Kosovë, Ekrem Bajroviç.
Bajroviq akuzohet për përfshirje në vrasje, keqtrajtim, torturë e plaçkitje të refugjatëve në Saradran më 8 maj 1999, ku u vranë mbi 150 civilë shqiptarë. Sot në seancë para trupit gjykues ai tha se qëndron prapa asaj që ka thënë dhe dëshiron që gjatë kësaj faze të mbrohet në heshtje. “Nuk kam se çka të shtoj më tepër, përveç deklaratës që kam dhënë në Prokurori.
Dua të mbrohem në heshtje, në këtë fazë të procedurës”, tha i akuzuari Bajroviq. Në seancë ishte i pranishëm edhe 85 Daut Elshani, i cili akuzon Bajroviç se ia vrau tre djemtë e tij. Si dëshmi, para prokurorisë ai solli edhe disa fotografi të tre djemve të tij të vrarë. Prokuroria e ka akuzuar Bajroviç edhe për pjesëmarrje në arrestim, kidnapim dhe keqtrajtim të 84 civilëve shqiptarë më 7 maj 1999 në Gurrakoc.
Fjala përfundimtare për rastin e Bajroviç është paraparë të bëhet më daten 17 të këtij muaji.