75 Mall Live Search
21:55 / E Diele, 26 Korrik 2020 / indeksADMonline

86 vjeçarja nga Obiliqi thuhet se e mposhti COVID-19 në shtëpi, djali i saj jep detaje

Ka shkuar në 6 mijë e 917 numri i të infektuarve me koronavirus anembanë Kosovës.

Por një grua 86 vjeçare thuhet ta ketë mposhtur virusin COVID-19, në shërbim shtëpiak pra pa pasur nevojë të shtrihet në ndonjërin prej spitaleve të vendit.

Kjo u bë e ditur nga djali i saj, Rasim Preniqi i cili falënderoi stafin e Qendrës së Shëndetit Familjar në Obiliq, që e ndihmuan nënën e tij për ta kaluar këtë sfidë, transmeton Indeksonline.

Madje ai tha se ajo tashmë është plotësisht e shëruar.

Postimi i plotë:

Nëna ime 86 vjeçare mposhti korona virusin në shërim shtëpiak. Një falenderim te posaçshëm për shërimin e saj i takon Qëndrës familiare të shëndetit në Obiliq në krye me doktor Haki Jasharin dhe stafin e tij. Për interesim dhe kujdes të shtuar e falenderoj pneumologu Skender Baca.
Ajo tani është plotësisht e shëruar.