23:21 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

87% e turistëve janë të kënaqur me përvojën në Shqipëri

Çdo ditë e më shumë, Shqipëria po bëhet vend i dëshiruar për turistë nga e gjithë bota.

E përpos që po e vizitojnë, turistët edhe po e rekomandojnë atë.

“87% e turistëve janë të kënaqur me përvojën në Shqipëri dhe 94% e tyre kanë thënë se me kënaqësi, do ta rekomandonin Shqipërinë”, – u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Rama ka treguar këto shifra duke iu referuar një anketimi me turistë të huaj, që është realizuar me ndihmën e grupit Smile Albania.