87 vjeçari nga Drenasi: Ëndërr e kam pa me votu

Ali Buzhala, 87 vjeçari nga Drenasi është kthyer në Kosovë nga Gjermania me të dalë në pension.
Në një intervistë për Klan Kosova ai ka thënë se ëndërr e ka parë procesin e votimit, transmeton IndeksOnline.
“Ëndërr e kam pa me votu, e nashta na ndërtojnë ndonji fabrikë. Dilni e votoni ata që dijnë me udhëheqë. Unë kam punu në Gjermani për vendin tem, si kam dal në pension jam kthy, dajm kam punu për vendin tem”, ka thënë ai./IndeksOnline/