08:39 / E Mërkurë, 25 Nëntor 2020 / OSH

872 persona u gjobitën për mos vendosje të maskës

Policia e Kosovës në bazë të mandatit që ka po vazhdon me rigorozitet të zbatojë vendimet nga Ekzekutivi në luftën kundër përhapjes dhe parandalimit të Covid-19, transmeton IndeksOnline.

Në bazë të ligjit të miratuar në gusht, çdokush që nuk respekton rekomandimet dhe vendimet e institucioneve shëndetësore e atyre qeveritare do të gjobitet.

Pikërisht për këtë Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit janë ndëshkuar me gjoba 872 qytetarë, të cilët nuk kishin vendosur maskat dhe kishin shpërfillur ligjin./IndeksOnline/