08:12 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / C E

876 raste të reja dhe 11 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Në 24 orët e fundit, 876 raste të reja dhe 11 viktima me koronavirus janë regjistruar në Shqipëri, ka bërë të ditur sot Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, sipas së cilës krahasuar me ditën e djeshme, numri i të vdekurve është i njëjtë, ndërsa numri i të prekurve është 25 më pak.
Nga 3144 testime pozitive janë: 290 raste në Tiranë, 61 raste në Lushnje, 50 raste në Vlorë, 47 raste në Fier, 43 raste në Durrës, 33 raste në Elbasan, 26 raste në Sarande, 21 raste në Kukës, 19 raste në Shkodër, Lezhë, Kavajë, 17 raste në Berat dhe Delvinë, 15 raste në Krujë, Korçë, Kamëz, etj.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 47.424 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 343 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
11 qytetarët që kanë humbur betejën me COVID-19 në spitalet COVID janë 3 qytetarë nga Tirana, 2 nga Kurbini dhe nga 1 qytetar nga Bulqiza, Elbasani, Durrësi, Berati, Fieri dhe Lushnja, të moshave 36-80 vjeç.
Që nga shpërthimi i epidemisë vitin e kaluar, me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 78.127 persona, prej tyre 47.424 janë shëruar, 29.323 janë aktivë, derisa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.380.