75 Mall Live Search
21:58 / E Hënë, 03 Shkurt 2025 / Gj. Sh

88-shi i PDK-së: Numërimi së prapthi ka filluar, gjashtë ditë na ndajnë nga fitorja e madhe

Kandidati për deputet nga PDK, Patriot Krasniqi, ka nisur javën e fundit të fushatës me takime në fshatrat Medvec dhe Zojs.

Ai u prit me entuziazëm nga banorët, të cilët shprehën besimin e tyre të madh në rikthimin e PDK-së dhe në kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.

“Numërimi së prapthi ka filluar, vetëm gjashtë ditë na ndajnë nga fitorja e madhe,” theksoi Krasniqi, duke shprehur bindjen se më 9 shkurt PDK-ja do të dalë fituese.