88-shi i PDK-së pas tubimeve në Kobaj dhe Atmaxhë: Çdo ditë e më afër fitores së madhe

Partia Demokratike e Kosovës dega në Prizren ka mbajtur dy takime me banorët e fshatit Kobaj dhe Atmaxhë.
Në këtë tubim, ka marrë pjesë edhe kandidati për deputet nga radhët e këtij subjekti, Patriot Krasniqi.
Ky i fundit ka shkruar se fitorja e madhe çdo ditë e më shumë po afrohet me Bedri Hamzën, kryeministër.
Patriot Krasniqi që është kryetar i degës së PDK-së në Itali mban numrin 88 në listën e kandidatëve për deputet nga ky subjekt.